Thirrje për aplikime për bursë për përfundimin e arsimit të mesëm
Këshilli Danez për Refugjatë (DRC) hapi një thirrje për aplikime për bursa për të rinjtë dhe të rejat nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë për përfundimin e shkollës së mesme. Bursat do t'u jepen të rinjve që përfaqësojnë grupet etnike të lartpërmendura, të cilët kanë përfunduar plotësisht shkollën fillore dhe/ose kanë braktisur shkollën e mesme dhe që kanë një vullnet të fortë për të përfunduar arsimin e mesëm dhe do të jenë të përkushtuar ndaj kërkesave të bursave.
Bursa do të mbulojë tarifat e studimit dhe materialet mësimore për kandidatët e kualifikuar gjatë një viti akademik, si dhe nëse është e nevojshme, një pagesë ditore dhe shpenzimet e transportit.
Nga ky program bursash mund të përfitojnë të gjithë ata që janë të interesuar të përfundojnë arsimin e mesëm profesional dhe përmbushin kriteret e pranueshmërisë të listuara më poshtë. Të rinjtë dhe të rejat që, për çfarëdo arsye, kanë braktisur arsimin e mesëm inkurajohen të aplikojnë.
Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të jetë i ri ose e re pjestarë/e të komuniteteteve rom, ashkali ose egjiptian (18-35 vjeç);
- Të jetë banor i njërës nga komunat (përfshirë zonat rurale) në regjionet Mitrovicë ose Prishtinë:
- Të ketë dëftesë për përfundimin e shkollës fillore ose të përfundimit të ndonjë klase nga shkolla e mesme;
- Prindërit të jenë përfitues të ndihmës sociale nga qendra e mirëqenies sociale, ose prindërit tuaj janë të papunë.
Të gjithë aplikantët janë të ftuar të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:
- Një kopje e certifikatës së përfundimit të shkollës fillore.
- Një kopje e certifikatës së klasave të shkollës së mesme (nëse ka të përfunduar).
- Një kopje valide të letërnjoftimit.
- Një kopje e vërtetimit se janë përfitues të skemës sociale.
Dokumentet e kërkuara duhet të dërgohen në email adresën: xkx-projectassist@drc.ngo duke shenuar "Aplikimin për Programin e Bursave" subjektin e emailit ose dorëzohen direkt tek zyrtari i DRC-së ku mund të e kontaktoni përmes telefonit: 028 533 541 until 07/09/2023 at 17:00.